Kryeministri Edi Rama është shprehur i qartë kur ka deklaruar se ndërkombëtarët nuk mund të vendosin hapjen ose jo të listave të kandidatëve për deputetë në Shqipëri.
Gjatë fjalës së tij në Parlament, Rama theksoi hapja e listave do të bëhet përmes marrëveshjes së arritur me opozitën parlamentare.
Kjo marrëveshje, deklaroi Kryeministri Edi Rama, do të votohet në Parlament më 30 Korrik duke i dhënë ?dritën jeshile? hapjes së listave.
?Unë nuk e pranoj dot që dhe në vitin 2020 ne të flasim anglisht me njëri-tjetrin. Kjo ka qenë një nga gjërat që i kam kërkuar Lulzim Bashës në 2017-ën. Kur ne kemi vetëdijen që po bëjmë gjënë e duhur jemi të gatshëm që mosdakordësitë t?i diskutojmë pa u tërhequr nëse nuk na bindin. Për këtë arsye jemi miq, jemi partnerë, nuk jemi shërbëtorë të askujt. Por jemi të vetëdijshëm që nuk jemi as SHBA, as BE, jemi një vend i vogël dhe jemi këtu ku jemi edhe falë miqve dhe partnerëve tanë. Kur vjen puna për të vendosur do hapim listat a s?do hapim listat, këtë e vendosim ne. Na vjen keq këtë e vendosim ne, se pastaj do ishte fundi. Ky kuvend do hapi listat në 30 Korrik. Dhe kjo është marrëveshja e bërë këtu me opozitën që na ka rrokanisur kokën që ditën e parë.
Pse ne themi po? Jo se e thotë Myslym Murrizi, por themi po sepse konstatimi ynë është që e duan shumica dërrmuese e shqiptarëve. Rrethanat pas marrëveshjes së 5 Qershorit dhe nga një anë mungesa e 84 votave por dhe vullneti për t?u marrë vesh me ju na bënë që ne të thellohemi më shumë në këtë temë. Qoftë nga anketimet tona, qoftë nga komunikmet me njerëzit tanë, kuptuam që shumica i do listat e hapura. Atëherë çfarë problemi kemi për të thënë jo??
Partia Demokratike dhe aleatët e saj e kanë refuzuar marrëveshjen për listat e hapura të arritur mes mazhorancës socialiste me deputetët opozitarë të udhëhequr nga Myslym Murrizi, duke u shprehur se cënon marrëveshjen e 5 Qershorit për reformën zgjedhore. Edhe ambasadorja amerikane, ambasadori i delegacionit të BE dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë kanë bërë thirrje që marrëveshja e 5 Qershorit mes PS-PD-LSI të votohet siç është pa ndryshime të tjera.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/